Thirrje për paraqitje të Historive të Shkurtra (ALB)



Programi për zhvillimin e Leadership-it SEE në bashkëpunim të ngusht me Këshillin e Evropës, Shoqaten Transfusion dhe Fondin Evropian për Ballkanin, bëjnë thirrje për dërgimin e historive të shkurtra.
Për çfarë do të shkruhet?
Ne do të dëshironim të na dërgonit histori të shkurtra të frymëzuara nga BE-ja, kultura dhe vlerat që ajo promovon, procesin e integrimit tek i cili po kalon vendi juaj dhe pritshmëritë tuaja lidhur me këtë proces. Përmes historisë suaj, ne dëshirojmë të zbulojmë se, çfarë do të thotë BE për ju dhe si po ndikon Bashkimi Evropian në jetën tuaj, në kulturën dhe vlerat e komunitetit ku ju jetoni. Ne ju inkurajojmë të ndani vizionin dhe pikëpamjen tuaj lidhur me këtë proces duke ndarë me ne histori sa me creative dhe origjinale. Nuk përjashtohen as skeptikët ndaj BE-së.
Kush mund të aplikojë?
Nxënësit e shkollave të mesme (14 - 19 vjeç) nga Evropa Jug-Lindore.
Çmimi?
Do të ketë një çmin në vlerë monetare për autorët e tre historive më të mira (vendi i parë 200 Euro, vendi i dytë 150 euro, vendi i tretë 100 Euro).  Një koleksion i 15 historive më të mira do të publikohet në një libër, të përkthyera në anglisht, dhe do të pasqyrohen edhe në faqen tonë të internetit. Fituesi do të ketë mundësinë të prezantojë punimin e tij në eventin final të programuar në datën 9 Mars 2012 në Novi Sad (Serbi).
Sa kohë në dispozicion?
Thirrja fillon zyrtarisht në 25 Tetor dhe përfundon në 25 Dhjetor 2011. Fituesit dhe koleksioni me punimet më të mira do të shpallen në 1 Shkurt 2012.  
Disa udhëzime bazë:
Punimi nuk duhet të jetë i publikuar më parë.
Mund të dërgoni vetëm një punim tuajin.
Punimi nuk duhet të ketë më shumë se 20000 shkronja por jo me pak se 1000.
Qrganizatorët kanë të drejtën e publikimit të punimeve.
Ju mund të gjeni informacion shtesë mbi këtë thirrje në www.thinkabouteu.tumblr.com. Nëse keni pyetje, lutemi të na shkruani në adresën  thinkabout@europe.com  
Jini original dhe kreativ!
Rrëmbeni stilolapsat dhe tastierat!
Ne po presim me padurim të lexojmë punimet tuaja!
Evropa Juglindore dhe BE - Programi për Zhvillimin e Lidership-it është organizuar bashkërisht nga Fondi Evropian për Ballkanin, Kolegji i Evropës dhe Shoqata Transfuzion. Programi synon të përcjellë njohuri rreth BE-së dhe marrëdhëniet e tij me SEE, për të nxitur ndjenjën e lidership-it dhe aftësitë profesionale të pjesëmarrësve si dhe për të inkurajuar shkëmbimin e pikëpamjeve të të rinjve që aspirojnë të luajnë një rol aktiv në të ardhmen e vendeve të tyre. Ky projekt është përgjegjësi e vetme e anëtarëve të grupit që e organizojnë atë.